Veseli kujton komandant ‘Kumanovën’ në 21-vjetorin e rënies
25 gusht 2019
| 15:09
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” në 21-vjetorin e rënies.
Veseli ka thënë se komandant “Kumanovën” do ta kujtojmë gjithmonë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm.
“Ismet Jashari – komandant ‘Kumanova’, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ‘Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!’ – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në në “Facebook”.
/Epoka e re/