Veseli kujton masakrën e Krushës së Madhe dhe atë të familjes Berisha nga Suhareka

26 mars 2020 | 21:27

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha nga Suhareka, të kryera 21 vite më parë.

Veseli ka theksuar se 26 marsi nuk është një datë e zakonshme.

“Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën, por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është i…