Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn: Lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e tij
16 prill 2019
| 09:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies së tij.
Veseli shkroi në Facebook se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës.
Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”, shkroi Veseli.