Veseli: Kushtetuta e Kaçanikut, kthesë historike që kulmoi me luftën çlirimtare për liri
Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi.
“Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Veselit:
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, para 29 vjetësh, ishte moment historik për popullin tonë.
Pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi. Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë.
Sakrifica e shumë gjeneratave, të cilave u jemi përjetësisht mirënjohës, ka bërë që ne ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.
Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për delegatët e atëhershëm shqiptarë!
/Epoka e re/