Veseli: Kuvendi sot nuk është dashur të ndahet në parti politike

20 maj 2019 | 14:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kuvendi sot nuk është dashur të ndahet në parti politike, pasi Serbia nuk i ka ndarë shqiptarët e vrarë dhe të persekutuar në parti politike.

Veseli si iniciues i iniciativës për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar kundër gjenocidit serb në Kosovë, ka thënë se kjo iniciativë nuk do të ndalët dhe nuk mund ta ndalë askush.

“Serbia do të përgjigjet për gjenocid në Kosovë dhe është shteti i vetëm që e ka kryer këtë gjenocid”, ka thënë Veseli.

Veseli ka  kërkuar nga deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosje që bëhen pjesë e votimit për inicimin e Tribunalit ndërkombëtar kundër gjenocidit serb në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbase të gjithë e dinë se nuk duhet të planifikojnë…