Veseli, Lajçakut: Kosovës i duhet një marrëveshje finale me Serbinë

14 tetor 2020 | 13:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi, Veseli dhe përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, kanë folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë procesin e dialogut dhe është e vetmja që ka propozuar një platformë për këtë çështje.

Sipas tij, PDK-ja konsideron që marrëveshja finale me Serbinë është interes strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE dhe në OKB.

“Është inkurajues pozicioni i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, që në emër të Bashkimit Evropian ka një agjendë të qartë për ta përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje finale. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj që si opozitë të jap kontributin e saj, ku si bazë mbështetje ka vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën”, ka thënë Veseli.

Veseli ka folur edhe për nevojën e një koordinimi më të drejtpërdrejt me ShBA-në në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PDF/ K O N K U R S; Titulli i…