Veseli largohet nga Empoli, shkon në Turqi

04 gusht 2019 | 13:41

Frederik Veseli i ka dhënë fund aventurës së tij 3-vjeçare me skuadrën e Empolit. Portali i njohur italian “gianlucadimarzio.com” raporton se destinacioni i ri i mbrojtësit shqiptar do të jetë skuadra e Superligës turke Denizlispor.

Gjatë tri viteve të tij tek Empoli, Veseli ka qenë pjesë e rregullt e formacionit titullar të skuadrës toskane. Kontrata e 26-vjeçarit me Empolin mbaron pas dy sezonesh, por kjo gjë nuk është bërë pengesë për realizimin e këtij transferimi.

Veseli është një ndër përforcimet  e shumta që klubi Denizlispor ka realizuar gjatë këtyre javëve. Pas nëntë vitesh qëndrim në Ligën e Parë, drejtuesit e klubit po bëjnë maksimumin që qëndrimi i tyre në elitën  e futbollit turk të jetë sa më jetëgjatë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur i trishtuar me…