Veseli largohet nga seanca në Hagë, kjo është arsyeja
24 mars 2022
| 16:11
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të bisedojë me fëmijët e tij.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i Veselit, Ben Emmerson gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes në rastin e drejtuesve të UÇK-së.
“Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, është shprehur Emmersoni.
Ndërkohë është duke vazhduar konferenca mbi ecurinë e çështjes për Thaçin dhe të tjerët.