Veseli lë Francën, rikthehet në Itali
Aventura në Francë te Le Mans zgjati shumë pak për Frederik Veselin i cili, për shkak të pandemisë Covid-19, nuk luan që prej muajit mars kur u ndërpre sezoni futbollistik në Francë.
Në sezonin e ri, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të ndërrojë sërish skuadër pasi ka firmosur deri në vitin 2022 për Salernitanën. Veseli largohet kështu përfundimisht nga Empoli me të cilin kishte edhe një vit kontratë për t’u transferuar te skuadra e Fabrizio Castorit që në sezonin e fundit të Serisë B, u rendit në vendon e 10-të duke mos mundur dot të kualifikohet në “play-off”.
Më 1 shtator kur hapet edhe merkato, Veseli do të bashkohet me skuadrën e re. Një përvojë e re në Itali për 27-vjeçarin kuqezi i cili synon ta rifitojë formën optimale për t’u grumbulluar rregullisht edhe në kombëtaren shqiptare.