Veseli: Lec Gradica dha jetën për t’i shpëtuar të plagosurit
21 shtator 2018
| 14:32
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të doktor Lec Gradicës, i cili ka rënë heroikisht 20 vjet më parë.
Veseli ka thënë se Lec Gradica ka dhënë jetën e tij për t’i shpëtuar të plagosurit.
“Lec Gradica, ndër të parët që iu përgjigj thirrjes së lirisë, ishte mjeku i plagëve të lirisë dhe në fund edhe vetë u bë dëshmor i saj. Ai dha jetën për t’i shpëtuar të plagosurit. Ai dha jetën që të tjerët të vazhdojnë luftën, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Dhe, ëndrra e tij u bë realitet. Sot, jemi këtu për ta nderuar veprën e tij, që paraqet shembullin më sublim se si jetohet dhe punohet për atdheun”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/