Veseli, Limaj dhe Gashi me foto të përbashkët pas votimit të ushtrisë
14 dhjetor 2018
| 18:44
Pas votimit të ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, kanë realizuar një fotografi të përbashkët në zyrën e kryeparlamentarit.
Zëvendëskryeministri Gashi ka thënë se si gjeneratë e konsiderojnë veten me fat, për shkak të jetësimit të ëndrrës për themelimin e ushtrisë.
“Ushtria që sot u themelua shërben si pikë nisëse e integrimit tonë në NATO, ku përkrah botës demokratike si edhe përgjatë historisë ashtu dhe në të ardhmen do të rreshtohemi kundër të keqes”, ka thënë Gashi, raporton “Epoka e re”.
/Epoka e re/