Veseli: Liria e asocimit është njëra nga shtyllat kryesore të demokracisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Ligjin për Liri të Asocimit në Organizata Joqeveritare.
Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky takim mbahet për t’u siguruar që liria e asocimit është njëra nga shtyllat kryesore të demokracisë
Postimi i plotë i Veselit:
Për t’u siguruar që liria e asocimit, njëra nga shtyllat kryesore të demokracisë sonë, është e mbrojtur, së bashku me Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqin, takova përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Ligjin për Liri të Asocimit në Organizata Joqeveritare. Ligji që do të aprovohet në Kuvend do të jetë në përputhje me frymën e demokracisë liberale dhe do të marrë në konsideratë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre si pala kryesore e interesuar për atë ligj. Për këtë do ta kenë mbështetjen time.