Veseli: Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sonte edhe banorë të fshatrave Sankoc, Çikatovë dhe Abri të Drenasit.
Ai ka thënë se i gjithë Drenasi do ta tregojë veten më 6 tetor dhe se luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër.
“I gjithë Drenasi, më 6 tetor, do ta tregojë veten. Me Sankoc, Çikatovë, Abri dhe me çdo lagje e fshat do t’i japë fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi partia e lirisë, e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ne u kemi dhënë më së shumti hapësirë të rinjve dhe grave. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. Luftimi i korrupsionit do të jetë në krye të agjendës sime si kryeministër. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.