Veseli, Lushtaku, Bashota dhe Musliu vizituan në Qirez familjen Sejdiu dhe Rexhepi

03 mars 2020 | 22:25

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, kryetarin e PDK-së në Klinë Sokol Bashota dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, ishin për vizitë në Qirez tek familja e bacës Sheremet Sejdiu dhe tek familja e bacës Brahim Rexhepi.

“Baca Sheremet po mbahej i fortë pas vdekjes së bashkëshortes, nënës që dha 4 djemë për Kosovën, heroinës Abide Sejdiu. Ajo tashmë po prehet e qetë mu në mes të djemëve të saj, ashtu siç e la amanet. Edhe baca Brahim është i fortë si gjithmonë, ndonëse ditëve të fundit kishte shumë aktivitete me rastin e betejës së 28 shkurtit, ku nga kjo familje ranë dëshmorë Rexhep e Beqir Rexhepi.  Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Dren Gashi për “Epokën e re” ka thënë se…