Veseli: Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të ratifikohet
21 shkurt 2018
| 17:04
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se kjo parti mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Edhe një herë sot, me Grupin Parlamentar theksuam nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, me një konsensus të gjerë politik, dhe Kosova të ecë në agjendën e integrimeve evropiane”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.