Veseli mban premtimin, fillon asfaltimi i rrugëve në Kaçanik
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka treguar se kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës.
Ai ka treguar se këtë premtim para katër ditësh bashkë ua kishte dhënë banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/