Veseli me bashkëshorten bëjnë Bajram në BIK
Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku po bëhen pritjet me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Nga BIK-u Veseli uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festë.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dua të shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët, duke shpresuar që këtë ditë të shënuar ta kalojnë sa më gëzuar në ngrohtësinë e familjeve të tyre. Uroj që kjo festë të na frymëzojë të gjithëve, që të shtojmë respektin tolerancën, miqësinë dhe kujdesin, sidomos për gratë, të moshuarit, fëmijët dhe ata që kanë më së shumti nevojë, të varfërit. Në çdo takim që kam me personalitete të vendeve të perëndimit, unë krenohem me traditën tonë fetare të karakterizuar nga toleranca mes besimeve të ndryshme dhe theksoj se modeli ynë i bashkëjetesës është një vlerë e shtuar që Kosova i jep kulturës evropiane”, ka thënë Veseli.