Veseli me delegacionin e FMN-së: Kosova ka një borxh publik shumë të ulët
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për buxhetin e vitit 2019.
“Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit. Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shkruar se viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat.
/Epoka e re/