Veseli me djalin e tij luajnë futboll në fushën e Matiqanit (Foto)

16 maj 2020 | 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka zgjedhur fundjavën të luaj futboll me djalin e tij, Yllorin.

Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije si i ka treguar djalit të tij se gjatë kohës së okupimit, ndeshjet e futbollit dhe kampionatet e Kosovës, janë zhvilluar në fusha të improvizuara si kjo e Matiqanit apo ajo e Llukarit.

“Dola për të luajtur futboll me djalin tim Yllorin në fushën e Matiqanit. I tregova se gjatë kohës së okupimit, ndeshjet e futbollit dhe kampionatet e Kosovës, janë zhvilluar në fusha të improvizuara si kjo e Matiqanit apo ajo e Llukarit. Kjo fushë e thjeshtë është gjithashtu dëshmi e potencialit të madh të sportistëve kosovarë të cilët e kanë nisur në kushte minimale, dhe sot luajnë në ekipet dhe stadiumet më prestigjioze të botës”, ka shkruar Veseli.

Më tutje, Veseli ka thënë se sot institucionet e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të veçantë për  sportistët.

“Ne, duhet të shprehim mirënjohje për të gjithë ata që me kontributin e përpjekjet e tyre, kanë mundësuar mbajtjen gjallë të jetës sportive. Sot, institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes të veçantë për sportistët, ekipet dhe infrastrukturën sportive që janë prekur shumë gjatë pandemisë. Po ashtu, shpresoj të merren sa më shpejt masat e nevojshme për të siguruar kushtet e duhura që të rifillojnë ndeshjet e kampionatit të Kosovës në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura prej UEFA-s”, ka shkruar Veseli. (L.G/ Epoka e re)

Image may contain: one or more people, people playing sports, grass, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people playing sports, sky, basketball court, grass, tree, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people playing sports, grass, sky, tree, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka…