Veseli: Me Elizën dhe Migjenin u ulëm për të biseduar në një nga kafetë e Kurrizit

17 shtator 2019 | 10:08

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, përmes një fotografie të postuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se sot është takuar me dy nga kandidatët për deputetë të kësaj partie Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi.

Veseli ka thënë se ata biseduan në një nga kafetë e Kurrizit në Prishtinë.

“Ky lokacion simbol i Prishtinës ka qenë një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së qëndresës së rinisë shqiptare nën robëri, e cila sot në kushtet e lirisë shpërfaqet me talentë që shkëlqejnë në nivel ndërkombëtar të artit e sportit”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara më e fortë në futboll, Liga e Kampionëve, fillon…