Veseli: Me hajna e rrena nuk ka shtet

18 qershor 2020 | 13:53

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbledhur Kryesinë qendrore të PDK-së.

Nga Skenderaj Veseli ka kritikuar rivalët e tij politikë, duke përdorur sloganin e njërit prej tyre.

“Me hajna dhe rrena nuk ka shtet”, ka thënë Veseli në Skenderaj, duke iu referuar parullës së Vetëvendosjes.

“Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve. E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB: Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën!”, ka thënë Veseli.

Por, duke kritikuar ish-qeverinë Kurti, Veseli ka thënë se ai me PDK-në do të mbajnë lidhje të ngushtë me miqtë ndërkombëtarë.

“Ne, PDK-ja, do të vazhdojmë përpara pa kompromis! Përkushtimi ynë do të jetë edhe për një partneritet të qëndrueshëm me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me SHBA-të, që qeveria e shkuar i dëmtoi skajshmërisht, duke e rrezikuar edhe qenien shqiptare në Ballkan”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur i basketbollit, Fikret Shatri po…