
Veseli me kolegë regjistrohen deputetë të Kuvendit
Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), janë regjistruar të premten si deputetë të ri në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, shumica e deputetëve të PDK-së kanë dhënë nënshkrimet e tyre për punën e re.
Në një fotografi të publikuar, bashkë me Veselin janë nënshkruar si deputetët: Ferat Shala, Elmi Reçica, Sejdi Hoxha, Gazmend Bytyqi, Ariana Musliu-Shoshi e Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi dhe Bajrush Xhemjali.
Ferat Shala, i cili për herë të parë do të jetë në ulësen e deputetit nga radhët e PDK-së, ka thënë se u është mirënjohës të gjithë qytetarëve për mundësinë që ia kanë dhënë që të jetë pjesë e Kuvendit.
“Sot bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike, z. Kadri Veseli dhe grupin farlamentar, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës përfunduam ceremonitë e regjistrimit dhe zyrtarizimit si deputet për legjislaturën e shtatë. Jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që ne sot të kemi mundësi të punojmë dhe shërbejmë për të mirën e vendit!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/