Veseli: Me Kosovën në humbje e në fitore

07 gusht 2019 | 23:01

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka ndjekur sonte në Mitrovicë përballjen e Kosovës me Britaninë e Madhe në basketboll.

Veseli ishte i shoqëruar në këtë ndeshje nga dy djemtë e tij të vegjël, si dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, Shaqir Totajn dhe kryetarin e FIBA-s.

 

Veseli ka shkruar se do të jetë gjithmonë me Kosovën, si në humbje ashtu edhe në fitore.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Basketbollistët tanë luajtën me gjithë shpirt kundër ekipit britanik duke dhuruar spektakël për të pranishmit edhe pse s’arritën fitoren. Unë vazhdoj ta mbështes me të njëjtin entuziazëm ekipin përfaqësues të Kosovës pavarësisht rezultatit. Unë jam me këtë ekip pa kushte, në humbje e fitore, sepse edhe dashuria jonë për Kosovën po ashtu duhet të jetë konstante, pa kushte, e njëjtë, në të mirë e në të keq, vështirësi e gëzime. Ndërkaq kam shpresë të madhe që në 10 shtator, përfaqësuesja jonë e futbollit, ka për “ta marrë hakun” e ekipit tonë të basketbollit, kur të luaj me britanikët në Southhampton.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, njëherësh edhe kryetar i…