Veseli: Me Malin e Zi do të kemi vetëm mirëkuptim dhe marrëveshje
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të Malazezve të Kosovës në Prishtinë, në prezencë të përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe bartësve të tjerë të përgjegjësive institucionale të vendit.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se kjo shtëpi është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por natyrisht, në mënyrë të veçantë e malazezëve.
Duke uruar përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë për këtë qendër, Veseli ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes institucionale.
“Me Malin e Zi kemi interesa strategjike dhe rrjedhimisht jemi të përkushtuar për të ndërtuar raporte edhe më të përafërta midis njëri-tjetrit dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe tejkalimin e çdo mosmarrëveshjeje që mund ta kemi pasur në të kaluarën. Do të kemi vetëm mirëkuptim dhe marrëveshje”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/