Veseli: Me miratimin e Ligjit për OJQ-të kemi fuqizuar demokracinë e vendit
15 prill 2019
| 14:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetët që sot e kanë votuar Ligjin e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
Ai ka thënë se e drejta e asociimit është njëra nga të drejtat më fundamentale të një demokracie.
“Ky ligj është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ka marrë në konsideratë rekomandimet e shoqërisë civile të Kosovës. Duke e votuar këtë ligj, ne e kemi fuqizuar demokracinë e vendit tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/