Veseli: Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e qytetarëve, do të jem kryeministër i Kosovës

31 gusht 2019 | 19:47

Kadri Veseli, kreu i PDK-së, ka thënë sonte se është i bindur se do të jenë fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, falë reformave të bëra dhe mbështetjes së madhe qytetare për të dhe për PDK-në.

“Ne do të jemi fitues të padiskutueshëm dhe unë do të jem kryeministër i Kosovës, me mbështetjen e zotit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, partitë tjera kot lodhën që po bëhen bashkë.

“Kot po lodhën që po bëhen bashkë… Me u bo bashkë pasha besën kom me i mujt edhe ma rond”, ka thënë Veseli në emisionin N’Konak që u transmetua në Tv Dukagjini.

Ai po ashtu në këtë emision ka folur edhe për “vijat e kuqe”, duke thënë se ai ka vija të kuqe vetëm për Serbisë dhe korrupsionin, por jo për shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka dështuar të fitojë ndaj Osasunës, pasi nuk shkoi…