Veseli merr pjesë në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë

12 shkurt 2018 | 14:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka marr pjesë në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë.

Me këtë rast ai ka thënë se Kosova është kampione në shumë sporte dhe duhet të investohet edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit.

“U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar të hënë …