Veseli merr pjesë në manifestimin tradicional fetar kushtuar ‘Zonjës së Madhe’
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional fetar kushtuar “Zonjës së Madhe” në Letnicë të Vitisë.
Me këtë rast, ai ka uruar besimtarët katolikë për kë festë e cila festohet edhe në disa qytete të ndryshe shqiptare.
“Sonte u bashkova me besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë, me rastin e manifestimit tradicional fetar të përvitshëm kushtuar ‘Zojës së Madhe’. Ky është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet. Mijëra besimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera, janë mbledhur në këtë festë të bukur të mbushur me shpresë, të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore për të demonstruar adhurim ndaj Zotit. Unë i uroj të gjithë bashkombasit katolikë për këtë festë të rëndësishme e cila festohet edhe në Shkodër, Lezhë, Ulqin e Tivar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/