Veseli merr pjesë në manifestimin tradicional në Vuthaj

01 gusht 2019 | 14:52

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në Plavë e Guci për ndër të manifestimit tradicional që zhvillohet çdo vit në Vuthaj.

Kadri Veseli ka mbërritur mbrëmë në Vuthaj, përmes Çeremit të Tropojës duke kapërcyer Qafën e Borit.

Postimi i plotë i Veselit në rrjetin social “Facebook”:

Sot mora pjesë në manifestimin tradicional që zhvillohet çdo vit nën hijen e rëndë të bjeshkëve të fshatit Vuthaj. Kosova është veçanërisht mirënjohëse për kontributin e bijve e bijave të Plavës dhe Gucisë në art, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, ekonomi, politikë e të gjitha fushat e tjera shoqërore.

Bashkombasve të shumtë të këtij tubimi, iu thashë se Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan Plavë. Prandaj iu premtova se atë borxh kemi për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Po ashtu i sigurova se sa më shumë të konsolidohet Kosova, aq më shumë do të mund të vij në ndihmë të vëllezërve dhe motrave nga Plava e Gucia.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që…