Veseli merr pjesë në tryezën për fazën finale të dialogut
02 shtator 2018
| 11:42
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tryezën e organizuar me temën “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”, e cila do të mbahet sot.
Kjo tryezë do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë duke filluar nga ora 12:00, është thënë në njoftimin e Zyrës për komunikim dhe medie e Kuvendit të Kosovës.
Takimi i radhës në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 7 shtator.