Veseli merr pjesë në vjeljen e rrushit në Rahovec
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kryeparlamentar i vendit, sot ua ka bërë edhe një argat pune vreshtarëve në nisjen e vjeljes së rrushit në Rahovec.
Veseli ka thënë se me burimet që kemi dhe me një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, të rinjtë tanë më nuk do të kenë nevojë të largohen dhe ta punojnë tokën e tjetërkujt.
“Rrushi u poq dhe në vjeljen që nisi sot në Rahovec një argat e bëra edhe unë. Vreshtarinë dhe verëtarinë i kemi traditë të trashëguar me krenari ndër breza. Vreshtarëve u urova prodhimtari edhe më të madhe në vitin që vjen. Së bashku me turizmin rural, këta sektorë përbëjnë potencial të madh zhvillimi dhe kanë nevojë për mbështetje edhe më të madhe. Me burimet që kemi dhe me një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, të rinjtë tanë më nuk do të kenë nevojë të largohen dhe ta punojnë tokën e tjetërkujt”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/