Veseli merr urim të veçantë nga bashkëshortja në ditën e formimit të Ushtrisë
14 dhjetor 2018
| 14:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë sot një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Violeta.
Në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, bashkëshortja e kryeparlamentarit Veseli e ka vizituar atë në zyrë për ta uruar për vendimin që ka marrë Kuvendi i Kosovës. “Një urim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës. Falemnderit Violetës dhe fëmijëve për mbështetjen, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.