Veseli: Ministrat e PDK-së kanë dhënë shembuj në luftën kundër korrupsionit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ministrat e kësaj partie kanë dhënë shembuj për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.
Veseli ka thënë se duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri i Financave, Bedri Hamza, mund ta ndërtojnë një ekonomi më të ndershme e konkurruese.
“Ka shumë shembuj që ministrat e PDK-së i kanë ndërmarrë reformat më të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja për të rinjtë tanë, për qytetarët tanë. Edhe Administrata Tatimore e Kosovës e dëshmon këtë, me masa konkrete që kanë pasur ndikim të matshëm dhe të prekshëm. Duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, me të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Përpos Hamzës, në Qeverinë Haradinaj nga radhët e PDK-së kanë qenë edhe këta ministra:, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, Besim Beqaj e Muzafer Shala, ministra të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/605653856508106/