Veseli mirëpret iniciativën e Grenellit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Uashington
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e ka përshëndetur iniciativën e ShBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Veseli në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që marrëveshja finale garanton njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e vendit në OKB, raporton “Epoka e re”.
“E mirëpres iniciativën e Richard Grenellit për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë një marrëveshje që garanton njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Roli i të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak në këtë proces është me rëndësi”, ka shkruar Veseli.
I welcome the initiative by @RichardGrenell to continue the dialogue b/w #Kosovo & #Serbia, at the @WhiteHouse. Kosovo’s institutions must ensure an agreement that guarantees recognition and membership in the #UN. EU’s @MiroslavLajcak's role in this process is also mportant.
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) June 17, 2020