Veseli: Mjekët dhe stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë.
Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje.
“Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/