Veseli: Ndalimi i artistëve nga Kosova, veprim i ulët i Serbisë
30 maj 2018
| 13:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur veprim të ulët ndalimin e artistëve të vendit tonë nga ana e autoriteteve të Serbisë.
“Në Merdare ndalohen artistët kosovarë, duke shkuar në Beograd për të dhënë mesazhe të dialogut e komunikimit. Ajo që i ndodhi sot Eliza Hoxhës, e cila vetëm pak ditë më parë prezantoi Kosovën në Bienalen e Venecias, është veprim i ulët i shtetit serb. Në Beograd sulmohet brutalisht edhe intelektuali me famë botërore, Bernard Henri Levi, sepse mbrojti kauzën për liri të popullit të Kosovë më 1999. Atje ende kanë frikë nga e vërteta dhe arti. Por, fuqia e artit është më e madhe sesa ndalesat kufitare”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/