Veseli nderon familjen e Rrok Lulit për festën e Krishtlindjes
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar me bashkëshorten, Violetën dhe drejtuesit e Degës së PDK-së së Gjakovës, në krye me kryetarin dhe deputetin Hajdar Beqa, zëvendësministrin e Tregtisë, Bekim Jupën, drejtorin e Shërbimeve Publike, Shkëmbim Kastratin, asamblist e zyrtarë të tjerë, kanë vizituar familjen e Rrok Lulit, asamblist nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës për t’i festuar Krishtlindjet.
Këtë njoftim e ka bërë zv/ministri Jupa në profilin e vet në “Facebook”.
Jupa ka shkruar, ndër të tjera: “Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, vizituam familjen e z. Rrok Lulit me rastin e festës së Krishtlindjes.
Për shumë mote Krishtlindjet dhe mbarësi në familjet e të gjithë besimtarët të krishterë”.