Veseli nderon heroin Ilaz Kodra (Foto)

30 prill 2020 | 13:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në fshatrat Vërboc dhe Shtuticë të Drenasit për nder të 21-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ilaz Kodra.

Po ashtu, pas kësaj ai ka vizituar edhe sheshin e qytetit, ku ka vendosur lule pranë lapidarit të heroit Kodra.

Aty ka folur edhe vajza e heroit, Krenare Kodra, e cila ka thënë se është shumë krenare që babai i saj ka kontribuar në luftën e fundit në Kosovë, kohë në të cilën ajo ende ndodhej në barkun e nënës.

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se  Veseli do ta vizitojë edhe Parkun e Biznesit në Drenas dhe do t’i shkojë për vizitë ambasadorit nga Shqipëria, Qemal Minxhozi.

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut është konsideruar shembull në botë se si…