Veseli ndodhet në selinë e partisë, në PDK pritet të ketë konferencë për medie
24 qershor 2020
| 16:51
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ndodhet në selinë e partisë që drejton këto momente.
Në selinë e kësaj partie kanë nisur të shkojnë drejtuesit e strukturave, pas publikimit të kumtesës nga Dhomat e Specializuara se kanë dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Pas këtij zhvillimi, pritet që PDK-ja të mbajë konferencë për medie. /Klan Kosova/