Veseli në bashkëbisedim me studentët: Liberalizimi këtë vit
10 maj 2018
| 12:55
Liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të lëvizur lirshëm.
Kështu ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit UBT, në kuadër të konferencës “Free Market Road Show”, që sivjet për moto ka “Values, What Values?”.
Sipas Veselit, Kosova ka nevojë për reforma të mëdha ekonomike, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se janë duke i bërë ato.