Veseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa May
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku me ftesë të Partisë Konservatore të kryeministres britanike Theresa May, do të ketë disa takime me lidershipin e Partisë Konservatore, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.
Në takimet me zyrtarët e lartë britanikë, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro atlantike.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Veseli është ftuar të marrë pjesë edhe në punimet e konventës së partisë konservatore e cila po i zhvillon punimet në Bermingham.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PDK-së do të takojë zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Partisë Konservatore britanike.
/Epoka e re/