Veseli: Ne do ta çojmë koalicionin qeverisës deri në vitin 2021
12 nëntor 2018
| 12:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë me dije se koalicioni qeverisës nuk do të zhantazhohet nga askush.
Kjo deklaratë e Veselit vjen pas vendimit të Listës Serbe që tash e tutje do të veprojë në Kuvend si opozitë.
“Ne do ta çojmë koalicionin deri në vitin 2021. Askush nuk mund të shantazhojë”, është shprehur Veseli.