Veseli: Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veli, ka vizituar sot bazën e “SHELL”-it në Kosovë, ku ka takuar punonjësit e kësaj kompanie.
Me këtë rast, ai ka thënë se do ta forcojë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se çdo ndërmarrësi në Kosovë i premton se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova”.
Postimi i plotë i Veselit:
Në bazën e SHELL-it në Kosovë takova të reja e të rinj, që me përkushtim punojnë për të siguruar mirëqenie për familjet e tyre.
Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, qasje më të mirë për prodhuesit në lëndë të parë dhe investime të huaja në vendin tonë, duke sjellë marka të njohura botërore.
Çdo ndërmarrësi në Kosovë i premtoj se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” dhe lehtësimin e bashkëpunimit të tyre ndërkombëtare.
Punëtorët e SHELL-it tashmë kishin vendosur së kënd do ta votojnë. Numri 112 është shpresa e Kosovës! #PDK112