Veseli në Dragash: Jemi të vetmit që nuk flasim, por veprojmë
26 shtator 2019
| 16:38
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në shtëpinë e kulturës në Komunën e Dragashit.
Në këtë tubim, Veseli ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune, derisa ka treguar arsyet se pse duhet që PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
“Jemi të vetmit që nuk flasim, por veprojmë. Kemi plan-program e platformë të denjët. Ne nuk fyejmë e nuk shajmë”, ka thënë Veseli.
Në kuadër të fushatës zgjedhore, Veseli do të mbajë një tubim në Zhur dhe në Prizren.