Veseli në Gërmi: Sporti është shëndet
12 maj 2018
| 19:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vikendin e sotëm e ka kaluar në Gërmi, ku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga “Love Plus Street Ball Kosova”.
Veseli ka vlerësuar se investimet në hapësirat e reja sportive janë të domosdoshme.
“Një vikend i veçantë me të rinj nga e gjithë Kosova. Aktivitete sikur “Love Plus Street Ball Kosova”, është mirë të organizohen sa më shumë. Sporti është shëndet, argëtim dhe i lidhë më shumë njerëzit. Andaj, investimet në hapësira të reja sportive janë të domosdoshne”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.