Veseli: Në Mitrovicë nuk pati kushte për lojë

04 maj 2023 | 14:46

Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli ka shprehur një mori ankesash për pritjen që u është bërë nga tifozët mitrovicas në ndeshjen finale të “play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë kusht të plotësuar për zhvillimin e një ndeshje sportive. Veseli në fund ka pasur një porosi për klubin kundërshtar, duke i thënë se të dielën i presin në frymë sportive në kryeqytetin e basketbollit.

“Zero kushte për lojë, zero siguri! Banka rezerve e sulmuar gjatë gjithë ndeshjes nga huliganë në afërsi një metër dhe të gjithë ishim të prekur nga pështyrjet, sharjet, fyerjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj për sigurimin e ndeshjes dhe policinë që në vend se t’i krijonin kushtet për lojë edhe ata na sulmuan. Për referim nuk jam kompetent të flas, mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me një faull për nëntë minuta lojë në çerekun e fundit lë shumë për të dëshiruar. 20 vite karrierë në basketboll kam kaluar çdo lloj sfide, por kurrë s’jam ndier më i fyer dhe i poshtëruar së mbrëmë. Kërkoj nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të krijoj kushte minimale për një ndeshje sportive. Shihemi të dielën në kryeqytetin e basketbollit në frymë sportive”, ka shkruar Veseli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologu kroat, Mario Banoziq,…