Veseli: Në nëntorin kuq e zi, të gjitha rrugët çojnë në Prekaz
26 nëntor 2018
| 18:18
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas homazheve me delegacionet e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ka thënë se në nëntorin kuq e zi të gjitha rrugët të çojnë në Prekaz.
“Në nëntorin kuq e zi të kombit tonë, të gjitha rrugët çojnë në Prekaz”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
28 Nëntori ndërlidhet me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
/Epoka e re/