Veseli në Pejë me të rinj që i janë bashkuar PDK-së
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar në Pejë me dhjetëra vajza e djem i që i janë bashkuar PDK-së në kauzën e tij kundër korrupsionit dhe krijimin e shanseve të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim.
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se anembanë Kosovës, janë të shumta gratë, të rejat dhe të rinjtë, që i janë bashkuar me besimin se vetëm PDK ofron mundësi të shumta dhe ka vizionin më të mirë për të ardhmen e Kosovës.
“Edhe në Pejë, sikurse anembanë Kosovës, janë të shumta gratë, të rejat dhe të rinjtë, që na janë bashkuar me besimin se vetëm partia jonë ofron mundësi të shumta dhe ka vizionin më të mirë për të ardhmen e Kosovës. Janë të bindur se duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, ne do t’i çlirojmë energjitë zhvillimore të vendit tonë dhe do i japim fund emigrimit të të rinjve. Grave dhe të rinjve, këtyre dy kategorive të rëndësishme të shoqërisë, u garantoj më shumë zë dhe më shumë rol në të ardhmen!”, ka shkruar Veseli.