Veseli në Prizren: Vlerat e Ramazanit janë të shenjta
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë sonte për iftar në Prizren ku ishintë pranishëm qindra qytetarë, përfaqësues të Bashkësisë Islame, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së.
Duke folur pra të pranishmëve në këtë iftar, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi.
“Me përfaqësues të Bashkësisë Islame, familje të dëshmorëve, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit, sonte në iftar të përbashkët. Vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi. Besimi në Zot është frymëzim për humanizëm, për paqe, tolerancë dhe mbështetje të atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”, pas iftarit në Prizren.