Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun

17 korrik 2019 | 18:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ka folur sot në Forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan.

Në këtë forum, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur për transparencën, llogaridhënien dhe hapjen e Kuvendit të Kosovës për mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët.

 

“Transparenca është garancia e vetme që institucionet publike të fitojnë besimin e qytetarëve. Besimi në institucionet publike është qenësor për një demokraci. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më transparent për shkak të zbatimit të disa politikave që kanë të bëjnë me hapjen e këtij institucioni. Ne e kemi hapur Kuvendin që të kenë qasje të gjithë, si mediat, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës foli para të pranishmëve edhr për modernizimin e instrumenteve informative në Kuvendin e Kosovës.

“Përmes teknologjisë moderne ne e kemi bërë të qasshëm bashkëpjesmarrjen në procesin e ligjbërjes për të gjitha grupet e interesit, duke mundësuar qasje të drejtëpërdrejtë për aktivizmin qytetar. Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjitha grupmoshat duke krijuar qasje aktive për qytetarët, që të shohin, prekin dhe të kuptojnë institucionin më të lartë të Republikës së tyre”, tha Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën…